Misioni

Kjo web-faqe është zhvilluar për të prezentuar informata relevante vizitorëve lidhur me Pyjet E kosovës dhe të shërbejë si një mjet për promovimin e pyjeve si thesar kombëtar i pazëvendësueshëm. Shfletimi në këtë web-faqe do t’i jap vizitorëve një mundësi të njihen me vlerat e burimeve pyjore në Kosovë.

Kjo faqe gjithashtu jep pasqyrë të plotë të punës së institucioneve që merren me pyje dhe pylltari, si Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Departamenti për Menaxhimin e Pyjeve, Bordit për Menaxhimin e Pyjeve, Agjencia Pyjore e Kosovës, Drejtoritë Komunale të Pyjeve, Shoqatat e Pronarëve të Pyjeve Private , projektet e financuara nga donatorët, OJQ-të mjedisore, etj.

RESURSET PYJORE

Në këtë kategori do të gjeni informata të përgjithshme rreth Pyjeve të Kosovës dhe vendeve për t'u vizituar. Pyjet e Kosovës janë të pasura me diversitet me llojshmëri të drunjëve specifik si nga përdorueshmëria ashtu edhe nga pamja.

KONSERVIMI I NATYRËS DHE BIODIVERSITETI

Gjeni informata të detajuara lidhur me konservimin dhe biodiversitetin në relacion me pyjet në përgjithësi dhe si këto dy qështje të rëndësishme kanë ndikim direkt në pyjet e Kosovës e poashtu edhe indirekt në pasojat e jetës në Kosovë në aspekte më të gjëra.

SHËNDETI PYJOR

Shëndeti pyjor ofron informata për profesionistët, pronarët privat dhe qytetarët për mirëmbajtjen dhe parandalimin e sëmundjeve pyjore, identifikimin e sëmundjeve në fazat e hershme dhe udhëzime tjera të rëndësishme për pyje më të mira e të shëndosha. Kontributi yt direkt për shëndetin pyjor fillon këtu...

BIOMASA DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE

Informata rreth përdorimit të drurit si lëndë djegëse. Druri-lëndë djegëse është burimi i vetëm vendor i përballueshëm i energjisë në Kosovë përveç linjitit. Informata praktike për efikasitetin dhe në favor të ambientit mund t'i gjeni këtu.