Forum – Sfidat e shfrytëzimit të biomasës drunore në Kosovë

Me 17 nëntor 2015 projekti i FAO-s për mbështetje në zbatimin e Politikave dhe Strategjive Pyjore në Kosovë organizoj Forumin ”Sfidat e shfrytëzimit të biomasës drunore në Kosovë”, me ç’rast u debatua me palët kryesore të interesit dhe donatorët rreth sektorit të biomasës drunore në Kosovë dhe u prezantuan publikimet e fundit të hartuara nga ekipi i projektit të titulluara “Sektori i Biomasës Drunore në Kosovë”, sipas metodologjisë WISDOM, dhe “Manual për lëndët djegëse prej druri”. Gjithashtu n; forum u diskutua edhe të arriturat tjera të mëdha të projektit nga komponenta e tretë “Ndryshimi klimatik dhe sektori pyjor”, ndër to rezultatet e studimit WISDOM për Kosovë dhe studimet e fizibilitetit për Rinovimin e energjisë në katër ndërtesat publike në Kosovë.

Për më shumë rreth këtij forumi, mund të gjeni këtu

manual-per-drurin-si-lende-djegese
sektori-biomases-drunore-ne-kosove