Forumi Debatues për Sektorin e Pylltarisë Sesioni i 2të

Më 27 prill 2016, në Hotel Amazona, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin e FAO-s, “Mbështetje në zbatimin e politikave dhe strategjive pyjore në Kosovë”, organizuan sesionin e dytë të Forumit Debatues për Sektorin e Pylltarisë në Kosovë.
Objektiva e këtij Forumi Debatues ishte ngritja e diskutimeve për gjetjen e mënyrave inovative që mundësojnë krijimin e kushteve për rritjen e investimeve kapitale në sektorin e pylltarisë. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua disponueshmërisë së kufizuar të financimit publik dhe subvencioneve të tjera shtetërore për sektorin e pylltarisë, përfshirë këtu zbatimin e programit për pyllëzim dhe ripyllëzim,  sigurimin dhe ofrimin e edukimit dhe trajnimit për pylltari.

Për më shumë info SHKARKO PËRMBLEDHJEN.

Shikoni FOTO GALERINË.