Mandati

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është themeluar në vitin 2001, pas zgjedhjeve të para komunale, demokratike të pasluftës në Kosovë.
Themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës mbështetet në Kapitullin 10 të Kartës Evropiane për Autonomi Lokale, të Këshillit të Evropës (e drejta për asociacion). AKK është organizatë jo-fitimprurëse me personalitet gjyqësor që përfaqëson interesat e anëtarëve të saj-autoriteteve lokale. Anëtarët e Asociacionit janë autoritete lokale në Kosovë.

Autoritetet lokale mbështeten nga Asociacioni përmes Kuvendit të Asociacionit, pas vendimit të marrë në Asamble Komunale. AKK është zotuar të zbatojë në Kosovë rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

Për më shumë informata, vizitoni uebfaqen zyrtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës