Projekti i FAO-s, GCP/KOS/005/FIN, në Kosovë publikon një numër materialesh për shëndetin pyjor

17 dhjetor 2014, Prishtinë. FAO përmes projektit “Mbështetje në zbatimin e strategjisë dhe politikave pyjore në Kosovë – GCP/KOS/005/FIN, ka prezantuar një numër publikimesh për shëndetin pyjor para një audience të gjerë palësh të interesit në Prishtinë, Kosovë.
Këto publikime përmbajnë udhëzime dhe informata bazë për adresimin e çështjeve të shëndetit pyjor në Kosovë dhe në tërë rajonin e Evropës Juglindore. Këto informata kanë një rëndësi të madhe për mbrojtjen e shëndetit pyjor.
Publikimet e prezantuara në këtë ngjarje janë:

  • - Manual për dëmtuesit kryesorë të pyjeve në Evropën Juglindore
  • - Udhëzues për zbatimin e standardeve fitosanitare në pylltari
  • - Manual për vlerësimin pamor të gjendjes së kurorës pyjore
  • - 4 afishe për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të ahut, dushkut, pishës dhe hormoqit në Evropën Juglindore; dhe
  • - 1 afishe me shembujt e fundit të dëmtuesve pyjorë invazivë në Evropën Juglindore.

Këto materiale janë publikuar në tri gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht, dhe ato adresojnë disa prej çështjeve më urgjente shëndetësore që janë të pranishme në pyjet e Evropës Juglindore.
Për t’i përgatitur këto publikime, FAO GCP/KOS/005/FIN ka angazhuar ekspertë të specializuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushave përkatëse, të cilët fillimisht i kanë përzgjedhur këto çështje urgjente dhe më pas i kanë përgatitur publikimet. Një prej objektivave kryesore të këtyre materialeve publikuese ishte plotësimi i boshllëqeve informative në gjuhët lokale dhe në të njëjtën kohë zgjerimi i njohurive së përgjithshme në fushën e shëndetit pyjor.
Në fjalën e tij të hapjes, Këshilltari Teknik Kryesor i projektit të FAO-s, Z. Aleksandar Nikolovski, theksoi se përveç mbështetjes së sektorit pyjor në Kosovë si tërësi, publikimet e përgatitura do t’i shërbejnë stafit të pylltarisë si një prej burimeve kryesore për ofrimin e informatave për dëmtuesit dhe sëmundjet kryesore që mund të paraqiten në pyjet e Kosovës, si dhe si një material promovues për edukimin e publikut mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit pyjor në Kosovë dhe në Evropën Juglindore.
Përfaqësuesit e institucioneve të pylltarisë komplimentuan punën e bërë nga projekti i FAO-s dhe shprehën mirënjohjen e tyre për përgatitjen e atyre udhëzuesve shumë të vlefshëm për mbrojtjen e shëndetit pyjor. Ata presin që këto materiale të shërbejnë si një bazë informative për stafin e pylltarisë në funksio9net e tyre të përditshme, gjë që si rezultat do të përmirësojë menaxhimin e përgjithshëm të pyjeve në Kosovë.
“Mbështetje në zbatimin e strategjisë dhe politikave pyjore në Kosovë” – GCP/KOS/005/FIN, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe implementuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, ka për qëllim rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh pylltarinë shumë-qëllimore dhe përfitimet ekonomike, sociale dhe mjedisore si dhe kontributin e pylltarisë në zbutjen e ndryshimit klimatik.

1. Manual për dëmtuesit kryesorë të pyjeve në Evropën Juglindore

1. Manual për dëmtuesit kryesorë të pyjeve në Evropën Juglindore

2. Udhëzues për zbatimin e standardeve fitosanitare në pylltari

2. Udhëzues për zbatimin e standardeve fitosanitare në pylltari

3. Manual për vlerësimin pamor të gjendjes së kurorës pyjore

3. Manual për vlerësimin pamor të gjendjes së kurorës pyjore

4. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të ahut

4. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të ahut

5. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të dushkut

5. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të dushkut

6. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të pishes

6. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të pishes

7. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të hormoqit

7. Poster për dëmtuesit kryesorë të pyjeve të hormoqit

8. Poster për dëmtuesit kryesorë invazivë

8. Poster për dëmtuesit kryesorë invazivë