RISHIKIMI I PËRBASHKËT VJETOR PËR SEKTORIN E PYLLTARISË NË KOSOVË

Më 26 prill 2016, në Hotel Emerald, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin e FAO-s “Mbështetje në zbatimin e politikave dhe strategjive pyjore në Kosovë” organizoi Rishikimin e Përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë në Kosovë.

Objektiva e këtij takimi ishte prezantimi i të dhënave të Monitorimit dhe Vlerësimit për zbatimin e DPS-së për dy vitet e kaluara, si dhe vlerësimi i progresit në këtë sektor dhe nxjerrja e konkluzioneve për të ardhmen.

Në këtë RPV, një theks i veçantë iu kushtua prezantimit të progresit në këtë sektor në dy vitet e fundit, pas së cilave puna në grupe mundësoi që pjesëmarrësit të përfitojnë maksimalisht nga shkëmbimi i njohurive të tyre.

Gjithashtu, aty u diskutuan edhe prioritetet e përgjithshme në sektorin pyjor si dhe nevoja dhe plani për të filluar me rishikimin afatmesëm të Dokumentit të Politikave dhe Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit të Pylltarisë 2010 – 2020.

Për më shumë informacione Rezultatet-e-RPV-s-26-prill-2016-FAO.

Shikoni FOTO GALERINË.